Fundamenti

Qeveria pa qëndrim rreth PTK-së

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komiteti Qeveritar i Privatizimit është në hall të madh. E premtja për këtë komitet ishte ditë e ngjeshur me takime për të gjetur një alternativë që do t’i hapte rrugë privatizimit të PTK-së. Burimet brenda takimit i kanë thënë gazetës se komiteti është duke shikuar anën ligjore se sa i lejohet që të nënshkruaj kontratën me “Axos” edhe pse në Kuvend nuk u votua një gjë e tillë.

“Jemi duke e shqyrtuar vendimin që ishte marr në kohën kur ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.Atë vit vendimi ishte marr së bashku me aprovim të buxhetit dhe tani po shikohet mundësia ligjore, që sa ka bazë ligjore ky vendim që t’i japim fund këtij procesi”, ka sqaruar ky burim për gazetën. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ka qenë prezent gjatë ditës në mbledhjen e Qeverisë nuk ka jep kurrfarë shpjegimi se çfarë do të ndodh.

I vetmi që ngriti zërin për këtë çështje është shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Grabovci fajin kryekëput ja drejtoji opozitës për dështimin e privatizimi të PTK-së. “Opozita nuk ka mundësuar mbajtjen e seancës për të miratuar vendimin për privatizimin e PTK-së. Ne e kemi kryer punën tonë”, tha Grabovci. Ai tha se PDK nuk do të kërkoi seancë të re për të votuar privatizimin e PTK-së, para 30 dhjetorit, afat ky kur duhet të nënshkruhet kontrata me blerësin e kësaj kompania publike.

Milionat e harxhuara për proces të dështuar

Që nga fillimi i procesit të Privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, e deri më tani Qeveria e Kosovës ka shpenzuar afër 10 milionë euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjikë.

Prej vitit 2009 deri në vitin 2011 janë shpenzuar 4 milionë e 402 mijë euro, ndërsa që nga vitit 2012 e deri në mars të 2013 ishin shpenzuar 3 milionë e 521 mijë euro, dhe prej marsit deri më tani janë shpenzuar edhe 2 milion që do të thotë se janë shpenzuar afër 10 milionë euro për këshilltarët e transaksionit dhe këshilltarët strategjikë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Këto të dhëna janë zyrtare nga ministria e zhvillimit ekonomik.

Uji Dea

Posta dështoi 4 herë të shitet

Privatizimi i PTK-së ka kaluar në disa procese, ku ka gjatë këtij rrugëtimi ka dështuar 4 herë që të privatizohet. Fillimisht në vitin 2010 në Kuvendin e Kosovës ishin ngritur reagime për dhe kundër privatizimit. Me rastin e miratimit të Strategjisë për privatizimin e ndërmarrjes, partitë në pushtet votuan për shitje, ndërsa opozita votoi kundër.

Më pas ishte hapur një proces për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, por procesi qe mbyllur në tetor të vitit 2011, pasi që nga konkurrenca u tërhoq Telekomi kroat, me arsyetimin se menaxherët e Postë-Telekomit të Kosovës janë të dyshuar për korrupsion.

Kjo kompani nuk arriti të privatizohet as në vitin 2012, ndërsa në mars të këtij viti ishte bërë edhe një shtyrje e këtij privatizimi, për shkak të kërkesës së investitorëve për kompletimin e dokumenteve të tyre. Dhe dështimi i fundit ishte të enjten me 26 dhjetor ku opozita lëshoj sallën e Kuvendit duke i pa mundësuar kuorum pozitës që të votoj shitjen e këtij aset shtetëror. Të gjitha këto shtyrje, të cilat i kushtuan buxhetin të Kosovës, u kritikuan nga shoqëria civile dhe opozita por prapë se prapë kjo telenovelë siç duket do të na përcjell edhe në vitin e ardhshëm.

PTK-ja është një prej kompanive më profitabile publike në Kosovë, e cila për çdo vit i ka sjell buxhetit të Kosovës të hyra prej 40 milionë eurosh. Vetëm në vitin 2009, Qeveria e Kosovës me një vendim i ka marrë rreth 180 milionë euro të hyra të grumbulluara për disa vjet në Postë-Telekomin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.