Fundamenti

Qeveria nuk po respekton ligjin e punës

/ 1 minutë lexim

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ky institucion nuk respekton ligjin e punës dhe marrëveshjen kolektive.

Kjo sindikatë, thotë se ka 7 muaj që Qeveria nuk ka paguar punëtorët e kompanisë “ Dolphin”, të cilët sot ka tentuar t’i vizitoj kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mirëpo nuk u lejua nga përgjegjësi i sigurimit.

Fundamenti

“Ky është respektimi i ligjit të punës dhe marrëveshjes kolektive, ku nënshkruesit e saj iu afrojnë punëtorëve 7 muaj pa u paguar, kjo është pasqyrë për të drejtat e punëtorëve”, thuhet në një njoftim të kësaj sindikate.

Po ashtu, thuhet se punëtorët janë në grevë qe 7 ditë në ndërtesën e kryeministrisë. /Telegrafi/