FITORJA

Qeveria nuk përgjigjet në lidhje me draft ligjin për FSK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk dihet ende nëse do të procedohet nesër, ashtu siç ishte paralajmëruar, draft ligji për FSK-në për miratim në Qeveri.

Draft Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me të cilin po mendohet ti ndihmohet procesit të themelimit të ushtrisë së Kosovës, e që ishte paralajmëruar të dorëzohet për miratim në Qeveri të hënën më 30 prill të këtij viti, nuk dihet ende nëse është gati për t’u proceduar tutje apo jo.

Paralajmërimi për dërgimin në Qeveri të këtij draft ligji e kishte bërë dje Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes drejtorit për informim në këtë Ministri. Kjo, pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe për idenë e ndryshimit të mandatit të FSK-në nga forca të sigurisë në mandat ushtarak.

“MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draft ligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Ne në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Planit Veprues të MFSK-së, deri më 30 prill do ta dërgojmë draft ligjin në Qeveri”, kishte deklaruar për media Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK.

FITORJA

Megjithatë sot, askush nga tre ministritë e përmendura nga Shala – MFSK, MF dhe MIE – nuk janë përgjigjur ndaj pyetjeve të KosovaPress nëse rekomandimet janë dhënë dhe nëse draft ligji do të dërgohet për miratim në Qeveri nesër apo jo.

Kur ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha u kontaktua nga KosvaPress, ai tha që të kontaktohet pas gjysmë ore por edhe pas gjysmës së orës së kërkuar nga ministri, ai nuk është përgjigjur më në thirrjeve dhe mesazhave të redaksisë.

Pyetjeve të redaksisë nuk i janë përgjigjur as zyrtarët e kontaktuar të Ministrisë së Financave dhe asaj të Integrimeve Evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.