Mobi Casa

Qeveria nuk ka realizuar shumicën e planit për qeverisje të hapur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Integrimeve Evropiane, e cila ka qenë përgjegjëse për monitorim të implementimit të veprimeve dhe nënveprimeve të “Planit nacional të veprimit 2014-2016 për qeverisje të hapur”, ku janë të përfshira pothuajse të gjitha institucionet, nuk ka filluar të punojë në zbatimin e vetëm një nënveprimi që me këtë plan i është ngarkuar.

Hartimi i një raporti për fondet dhe investimet në kuadër të fondeve dhe asistencës ndërkombëtare nga kjo ministri, edhe pse do të duhej të përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm, ende nuk ka filluar të hartohet, shkruan “Koha Ditore”.

ARKATANA

Më mirë në zbatim të veprimeve dhe nënveprimeve, që kanë të bëjnë me ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, nuk qëndrojnë as institucionet e tjera vendimmarrëse të Kosovës që janë të përfshira në planin, për zbatim të të cilit Qeveria e Kosovës kishte nxjerrë një vendim në prill të këtij viti.

Sipas “Raportit të monitorimit të planit të veprimit 2014-2016”, të publikuar nga instituti RIINVEST, në 5 muajt e parë, nga 42 veprime sa ata kanë monitoruar, 18 nuk kanë filluar ende të implementohen, 16 janë në stad të limituar të implementimit, 7 janë kryer substancialisht dhe një ka përfunduar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.