UBT

Qeveria nuk ka një afat për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka kaluar më shumë se një javë që nga dita kur Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka raportuar lidhur me të gjeturat e deritanishme.

Por nuk është bërë e ditur se kur do të jetë raportimi i radhës nga ky Komision.Nga Qeveria e Kosovës ndërkohë vazhdojnë të deklarohen se i gjithë procesi i demarkacionit është i ndërlidhur me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e vijës Kufitare, dhe se gjetjet do të vlerësohen pasi të jetë dorëzuar raporti.

“Çështja e demarkacionit është e para që është adresuar që prej marrjes së detyrës nga kryeministri Haradinaj dhe pa dashur që të paragjykojmë afate, është njëkohësisht edhe çështje me rëndësi të theksuar në këta muaj të qeverisjes”, ka thënë për Indeksonline këshilltari politik për media i kryeministrit Hardinaj, Halil Matoshi.

United Hospital

Por sipas tij, duke iu referuar komisionit shtetëror, gjetjet e tij do të përcaktojnë mënyrën e veprimit në të ardhmen.

“Nuk duam të ngutemi me vlerësime meqë raporti nuk është dorëzuar ende dhe nuk duam t’i bëjmë presion Komisionit në punën e tij. Kosova ka tërësinë e saj tokësore dhe ajo nuk mund të humbet asnjë pjesë të territorit të saj”, ka shtuar Matoshi.

Ndryshe duhet përkujtuar që në vizitën e parë jashtë vendit kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave por që po vazhdon të punohet për demarkacionin. /Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.