Qeveria nuk i përmbushi kërkesat, SBASHK-u paralajmëron grevë
Po del të jetë e vështirë përmbushja e zotimit të Qeverisë dhënë sektorit të arsimit, kurse SBASHK-u thotë se greva e mësimdhënësve është e pashmangshme.Marsi ishte muaji i fundit kur do të kryheshin pagesat e biletave për mësimdhënësit udhëtarë, tri pagat pas pensionimit si dhe pagesa në vlerë prej 0.5% e viteve të shërbimit, raporton KTV.
Kjo ishte minimalja e asaj çfarë kërkoi ky sektor dhe vetëm pas marrëveshjes me qeverinë se kjo pjesë do të përmbushet, ata hoqën dorë nga greva.
Të enjten do të kuptohen hapat e mëtutjeshëm sindikalë të sektorit të arsimit.
SBASHK-u thotë se mundësia për grevë është e padiskutueshme, pasi qeveria nuk ka plotësuar as minimalisht premtimet e dhëna.


