Fundamenti

Qeveria nuk e lufton kontrabandën dhe evazionin fiskal

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Nuk pritet nga PDK-ja dhe LDK-ja që ta luftojnë krimin e organizuar në ATK dhe në Dogana, korrupsionin, kontrabandën, evazionin fiskal, pastrimin e parave, sepse ato janë mbrapa të gjitha bizneseve dhe dukurive kriminale, që e kanë ngulfatur shtetin dhe kanë shkatërruar dhe degraduar ekonominë e vendit”, ka thënë deputeti Enver Hoti

Premtimet e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK se do ta luftojnë evazionin fiskal dhe kontrabandën dolën të jenë vetëm një premtim elektoral dhe asgjë më tepër.

ARKATANA

Deputeti Enver Hoti thotë se Qeveria e Isa Mustafës nuk po mundet dhe nuk po ka guxim e vullnet që ta luftojë kontrabandën dhe evazionin fiskal.

Sipas tij, ATK-ja dhe Doganat e Kosovës kontrollohen nga oligarkët korruptues përmes zyrtareve të tyre të instaluar me kohë nëpër institucionet e shtetit. “Nuk pritet nga PDK-ja dhe LDK-ja që ta luftojnë krimin e organizuar në ATK dhe në Dogana, korrupsionin, kontrabandën, evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe dukuritë e tjera, që janë shkatërruese për shtetin e Kosovës, sepse ato janë mbrapa të gjitha bizneseve dhe dukurive kriminale, që e kanë ngulfatur shtetin dhe kanë shkatërruar dhe degraduar ekonominë e vendit”, ka thënë ai. /kosova sot/