UBT

Qeveria nuk e di vlerën e borxheve të falura

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Po bëhen gati tre muaj që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për faljen e borxheve ndaj qytetarëve dhe bizneseve deri më datën 31 dhjetor 2008, dhe ende nuk e dinë vlerën e saktë të borxheve që do të falën.

Ministri i financave Avdullah Hoti, në kohën e marrjes së vendimit për faljen e borxheve kishte thënë se brenda një muaji komisioni do të dalë me vlerën e saktë të borxheve dhe po ashtu do të dal me konstatime se çka ka ndikuar në mos shlyerjen e borxheve.

Por, as pas afër tre muaj të këtij deklarimi një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Drejtori i zyrës për informim në këtë ministri, Muharrem Shahini ka thënë për Tribuna Channel se janë duke u grumbulluar të dhënat për shumën e borxheve që do të falën nga ana qeverisë.

Hidromorava

“Sa i përket shumës së borxheve të cilat i kanë qytetarët e Kosovës ndaj Doganës, Administratës Tatimore të Kosovës, ndërmarrjeve publike ku shteti është aksionar siç janë borxhet ndaj ujësjellësit, energjisë elektrike dhe mbeturinat po ashtu edhe tatimin në prone, janë duke u grumbulluar të dhënat për shumën e borxheve dhe krahas kësaj është duke u hartuar edhe Ligji për faljen e borxheve dhe në momentin e përfundimit ne do të ju njoftojmë për të gjitha këto çështje”, ka thënë Shahini.

Falja e borxheve për të gjitha kategoritë deri në fund të 2008-ës kishte ngjallur reagime të ndryshme. Për mbrojtësit e të drejtave të konsumatorëve, një vendim i tillë paraqet diskriminim, pasi që janë favorizuar vetëm kategoritë që nuk i kryen obligimet e tyre, duke shkelur kështu ata që paguan rregullisht.

Mirëpo, qeveria është arsyetuar se përfitues më të mëdhenj nga falja e borxheve do të jenë rastet sociale.