ARKATANA

Qeveria nuk e di saktë se kush do të përfitojë nga falja e borxheve prej 200 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i falë qindra miliona euro borxhe publike të akumuluara nga subjekte afariste dhe qytetarë të papërgjegjshëm, nga viti 1999 deri më 2008, shkruan sot Koha Ditore. Qeveria nuk ka dhënë detaje rreth përfituesve të kësaj faljeje.

Ka thënë vetëm se me këtë hapet një kapitull i ri për perspektivën e qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.

Megjithatë, sipas ekspertëve të ekonomisë, përfituesit më të mëdhenj pritet të jenë subjektet afariste, qytetarët e komunave me shumicë serbe dhe qytetarët e tjerë të papërgjegjshëm e të afërt me politikën.

Mobi Casa

Kategoritë sociale, sipas tyre, nuk pritet të kenë pjesëmarrje të madhe në totalin e borxhit, meqë rreth 50 mijë familje janë liruar nga borxhi ndaj KEK-ut që ka pjesëmarrjen më të madhe në borxhin publik, qysh vitin e kaluar me vendim të ish-kryeministrit Thaçi, përcjell Koha.net. Këto familje janë të përfshira edhe në disa skema lehtësuese të shërbimeve publike.

Qeveria, përveçqë nuk ka bërë prerje të kategorive përfituese, nuk disponon as me shifrat e sakta për sasinë e borxhit të vjetër publik. Dihet vetëm se mbi 200 milionë euro janë taksa të papaguara, shumica ndaj ATK-së, nga subjektet afarist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.