UBT

Qeveria: Nuk bëjmë gabime duke dhënë data për liberalizim të vizave, do të punojmë me shtetet që janë skeptike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka publikuar programin qeverisës 2021-2025, si dhe programin legjislativ për vitin 2021.

E, të politika e jashtme, Qeveria ka përmendur edhe liberalizimin e vizave, duke theksuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet, transmeton Telegrafi.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. Shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së, Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Evropian e mbështesin dëshirën e qytetarëve të Kosovës për të mos mbetur vendi i vetëm i izoluar
në Ballkan”, thuhet në programin e publikuar.

ARKATANA

Më tej, Qeveria Kurti thotë se nuk do të bëjë gabime duke dhënë data, por që do të punojnë me qeveritë e shteteve që janë skeptike rreth liberalizimit të vizave.

“Janë disa nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, të cilat ende hezitojnë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të bëjë gabimet e së kaluarës duke dhënë data të gabuara. Me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të punojmë me qeveritë e shteteve që ende janë skeptike që të arrijmë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë sa më parë që të jetë e mundur. Nga këto shtete do të kërkojmë njëkohësisht që qytetarët e Republikës sonë mos të bëhen peng i debateve të politikës së brendshme të tyre”.

Qeveria thekson tutje se “në pyetje është jo vetëm liria e lëvizjes e qytetarëve të Kosovës, por edhe kredibiliteti i institucioneve të BE-së. Nevojitet besim, jo diskrimini”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.