United Hospital

Qeveria në pritje të Brukselit që të heqë barrikadën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Strategjia e Brukselit për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, duke bërë largimin e të ashtuquajturit “Park i paqes”, nuk është prezantuar ende.Kur pala kosovare dhe ajo serbe ishin pajtuar në gushtin e vitit të kaluar për t’i dhënë zgjidhje barrikadës – park, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kishin thënë se brenda gjashtë muajsh barrikada do të hiqet, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo nuk pritet të ndodhë dhe nga Brukseli nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se kur do të adresohet kjo çështje. Njohës të rrethanave politike thonë se përderisa në Prishtinë nuk ka ndonjë politikë aktive, largimi i barrikadave mbetet në vullnetin e Beogradit.

Eco Higjiena

Ministrja për Dialog në Qeverinë e re të Kosovës dhe ish-kryenegociatore me Serbinë, Edita Tahiri, ka pranuar se është vonuar heqja e barrikadës dhe se as tash nuk ka një datë se kur mund të largohet, përcjell koha.net. Por, sipas saj, janë pjekur kushtet që Brukseli të veprojë për ndryshimin e pamjes mbi lumin Ibër.

“Ne kemi kërkuar që Brukseli të veprojë sa më shpejt, të heqë barrikadat, sepse tashmë Bashkimi Evropian është kompetent për të rivitalizuar urën, heqjen e barrikadës mbi urë dhe përreth saj. Kjo marrëveshje, siç dihet, është arritur në gusht”, ka thënë Tahiri, në intervistën për “Kohën Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.