RCCOLA

Qeveria në pauzë

/ 1 minutë lexim

Fushata zgjedhore nëpër komunat e ndryshme të vendit ka hyrë si pikë kryesore në agjendën e kryeministrit Hashim Thaçi. I pari i ekzekutivit dhe vartësit e tij tanimë kanë nisur t’i lënë aktivitetet qeveritare për të dalë në terren për të kërkuar vota për partinë e tyre.

Një zyrtar i lartë në Qeveri ka treguar se për kryeministrin Thaçi deri pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritetet e vetme janë fushata zgjedhore në komuna dhe bisedimet në Bruksel.

Mobi Casa

“Aktivitetet e parapara në Qeveri për muajt në vijim kryhen nga stafi civil sa për të mos e lënë Qeverinë krejtësisht pa aktivitet por që zyrtarët e lartë duke nisur nga ministrat, zëvendësministrat, sekretarët permanentë, zyrtarët e të gjitha niveleve që janë të emëruar do të jenë gjithë kohës në fushatë, në mbështetje të kandidatëve të partisë në pushtet”, ka thënë me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë brenda kabinetit qeveritar.

Edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi e ka pohuar se gjatë kohës së zgjedhjeve, aktivitetet mund të ndikojnë në punën e Qeverisë… (Tribuna).