Eko Higjiena

Qeveria në detyrë luan me milionat e shtetit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nexhat Krasniqit i duhet që të martën në orën 9:30 të ulet në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për të dhënë përgjegjësi për vepra korruptuese që lidhen me tenderë. Akuzohet se ka marrë ryshfet me thes.

Përkundër kësaj, ai vazhdon të menaxhojë procese prokurimi. Është drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka menaxhuar së fundmi edhe dy tenderë, nëpërmjet të cilëve milionat e shtetit u shpërndahen jashtëligjshëm kompanive të ndërtimit nga Qeveria në detyrë. Në to buxheti është dëmtuar për gati dy milionë euro.

Eco Higjiena

Krasniqi është i akuzuar në dy procese. Në një akuzohet se ka marrë ryshfet me thes najloni në këmbim të dhënies së një tenderi kur ka qenë shef prokurimi në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, diku 10 vjet më parë. ./Koha Ditore /