Eko Higjiena

Qeveria në detyrë ia ndanë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, i janë ndarë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.

Në një shkrim në Facebook, ai ka bërë të ditur se janë ndarë mjete financiare për disa kategori.

ARKATANA

Qeveria në detyrë i ka ndarë Ministrisë së Shëndetësisë 10 milionë euro për blerjen e materialeve e aparaturave mjekësore, si dhe për personelin shëndetësor.

“Ministrisë së Shëndetësisë ju ndanë 10 milionë euro, për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka bërë të ditur Hoti.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, prej datës 1 mars deri më datë 31 tetor 2021./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.