GRANDEMALL

Qeveria ndan edhe 13 milionë euro për veriun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Vazhdojnë të mos i njohin institucionet e vendit, por jo edhe paratë që u ndahen nga këto institucione. Komunave të veriut nuk iu ka mjaftuar fondi i veçantë që kanë përmes të hyrave në dy pikat doganore në veri. Këto komuna do të përfitojnë nga buxheti i Kosovës edhe 13 milionë euro nga buxheti i shtetit për punësime të reja.

Në letrën që Qeveria e Kosovës i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtarë ka njoftuar se për këtë vit ka ndarë 13 milionë euro për punësime të reja për administratat e komunave në veri dhe për shërbimet tjera publike.

Mobi Casa

Ndarjen e këtyre mjeteve e ka konfirmuar për Tribuna edhe Ministria e Financave edhe pse këto mjete fillimisht ishte premtuar se do t’i ndajë Bashkimi Evropian në kuadër të implementimit të marrëveshjes së Brukselit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daciq.

Zyra për komunikim e Ministrisë së Financave në përgjigjet dërguar gazetës ka konfirmuar se me qëllim të implementimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, janë ndarë mjete shtesë në kuadër të buxhetit të rregullt për vitin 2014 për të përfshirë inkuadrimin e punonjësve brenda sektorit të sigurisë, drejtësisë dhe administratës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.