Uji Dea

Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, e 62 me radhë, në të cilën është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së.

Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje:

1. Përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues;

Mobi Casa

2. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar;

3. Drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar;

4. Përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar. Komisioni do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatis raportin e detajuar për Qeverinë. Vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.