Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Pensionistët do të marrin nga 100 euro euro”, ka thënë Besnik Bislim, zv-kryeministër.

Ky vendim u aprovua edhe nga ministrat e tjerë kështu hyri në fuqi. /Express

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS