RCCOLA

Qeveria ‘Mustafa’, s’ka shpëtim, veç vonim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tri partitë opozitare nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje. Madje, nënkryetarja e “Vetëvendosjes”, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shprehet e bindur se kjo Qeveri nuk ka shpëtim, por, siç thotë ajo, veç vonim.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës, numri dy i “Vetëvendosjes”, thotë se nuk është i denjë për pozitën më të lartë në shtet.

Mobi Casa

Zëri: Cila janë aktivitetet që po bën opozita e bashkuar për të kundërshtuar Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa deri në protestën e 17 shkurtit?

Mulhaxha-Kollçaku: Po besoj që opinioni është i njoftuar që një kohë të gjatë që tri subjekte politike janë bashkuar fillimisht rreth dy kauzave, që janë dy marrëveshjet që ne i konsiderojmë shumë të dëmshme dhe në vazhdimësi i kemi bërë publike kundërshtimet tona përmes manifestimeve, protestave, aksioneve dhe normalisht deri më 17 shkurt kemi shumë aktivitete, disa më publike e disa më të vogla me qytetarë në kuadër të mobilizimit për protestën e 17 shkurtit./zeri/