FITORJA

Qeveria Mustafa ende pa zëdhënës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Isa Mustafës duket se do ta ndjek shembullin e njëjtë të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Hashim Thaçi sa i përket zëdhënësit të Qeverisë.

Arban Abrashi përmendet si emri më i mundshëm që përderisa është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, të ushtrojë edhe detyrën e zëdhënësit të Qeverisë. Sidoqoftë, ai ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa kontakti me të lidhur me çështjen e zëdhënësit të Qeverisë, ka qenë i pamundur.

Analisti, Imer Mushkolaj thotë se edhe Isa Mustafa po ndjek praktikën e paraardhësit të tij Hashim Thaçi, duke emëruar një ministër në pozitën edhe të zëdhënësit, i cili në shumicën e rasteve përgjigje ka dhënë përmes mesazheve telefonike.

“Kosovës nuk i nevojitet një sms-zëdhënës. Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës iu nevojitet një zëdhënës i cili vërtetë do ta kryej punën në mënyrë profesionale, dikush që e njeh punën mirë, dikush që e njeh mirë komunikimin me mediat”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Gazetari i Radio Evropa e Lirë, Arton Konushevci tregon për vështirësitë që ka paraqitur për gazetarët mungesa e zëdhënësit.
“I gjithë komunikimi ka qenë nëpërmjet sms-ve, apo deklarimeve që politikanët kanë bërë në rrjetet e tyre sociale. Situatë e njëjtë si duket do të na përcjellë edhe gjatë kësaj qeverisje të re”, tha Konushevci për Radio Kosovën.

Hidromorava

Konushevci flet për nevojën urgjente të emërimit të një zëdhënësi të Qeverisë së Kosovës.
“Konsideroj që është jashtëzakonisht e nevojshme, sepse neve na paraqiten shumë probleme dhe besoj që kjo nuk i kontribuon as vetë kryeministrit Mustafa”, tha Konushevci.

Analisti Imer Mushkolaj thotë ndërkaq se është intencë edhe e qeverisë aktuale që zëdhënësi mos të shërbejë për t’i dhënë zë Qeverisë në pyetjet e gazetarëve, por një zëdhënës që do ta mbys këtë zë.

Ai thotë se Mustafa duhet ta emërojë zëdhënësin sa më shpejtë që të jetë e mundur, nëse dëshiron që të bind opinionin se e ka pasur seriozisht kur e ka përmendur qeverisjen transparente.

Kryeministri Isa Mustafa në pritjen e vitit të ri me gazetarët e bëri të qartë se fillimisht zëdhënës do ta emërojë ndonjërin prej ministrave të tij.
Praktika e Qeverisë së re kritikohet nga gazetarët të cilët thonë se po përsëritet qasja e Qeverisë Thaçi ndaj medieve, ndërsa shtojnë se mungesa e zëdhënësit paraqet shumë probleme për ta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.