UBT

Qeveria Mustafa deri tani është treguar e përgjumur…

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Analistët thonë se Qeveria Mustafa po tregon një ngathtësi derisa vendi vazhdon të përballet me probleme të shumëta. Analisti Astrit Gashi thotë se ende nuk kemi parë asgjë nga qeveria e re. Ai thotë se qasja e kryeministrit Isa Mustafa është e përgjumshme.

“Ende nuk e kemi parë qeverinë e re. Ka një qasje shumë të ngadalshme gati se të përgjumshme të kryeministrit të ri. Qeverisja e z. Mustafa me cështjen e buxhetit ka treguar se nuk ka një iniciativë të re. Nuk është se LDK ka ardhë në qeveri pa pritur. Ajo ka qenë një parti opozitare dhe një parti opozitare do të duhej ta kishte një farë plani qeveritar. Z. Mustafa po më duket se nuk po arrin t’i pranojë kritikat. Dhe është çështja tjetër se tani po detyrohet që të gjitha ato që i ka pshty ndaj partnerit opozitar po detyrohet t’i përbiejë”, tha ai veç tjerash në emisionin Rubikon të KTV’së.

Për analistin Imer Mushkolaj, veprimet e kryeministrit Mustafa, janë sikur ai të ishte një kryeministër i vendeve skandidave.

“Mënyra e veprimit të z. Mustafa ma krijon përshtypjen sikur është në ndonjë vend skandinav ku qeveritë merren me ato probleme të pakëta që i kanë”, thotë ai.

“Apati totale, mungesë e entuziasmit që u përmend. Të gjithë e dimë se Kosova është në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale dhe ky do të duhej të ishte shqetësim i z. Mustafa jo vetëm në fillim të qeverisjes por gjatë gjithë kohës. Po ashtu disa vizita të pakuptueshme nëpër ministri, gjetje kohë për t’u marrë me individë. Nëse ka pranuar të jetë kryeministër i Kosovës, atëherë duhet të jetë kryeministër përnjëmend”, tha veç tjerash Mushkolaj.

Mobi Casa

Ndërkaq, Berat Buzhala thotë se nuk pret rezultate të mëdha në këtë fillim qeverisje, por thotë se si qytetar, ka pritur që ta dinte se cila është mënyra e adresimit të problemeve nga kryeministri Mustafa.

“Ajo që pajtohem me kolegët është se nëse Mustafa nuk është marrë me zgjidhjen e problemeve, ai ka mundur të na tregojë se si do t’ia bëjë me zgjidhjen e këtyre problemeve. Unë si qytetar kam pritur që ai të vizitojë QKUK’në. Unë nuk po pres rezultatet e para por kam pritur më shumë energji prej tij në adresimin e problemeve. Por deri më tash ka çaluar në këtë drejtim, ka drejtuar ai dhe kabineti qeveritar”, tha Buzhala.

Edhe analisti Leon Malazogu thotë se LDK duhet të dalë nga gjendja që është sidomos tani kur është në qeverisje.

“A mund t’i menaxhojë LDK apetitet e emrave brenda partisë”, thotë veç tjerash Malazogu.