ARKATANA

Qeveria mund të mos i ketë numrat për votimin e Buxhetit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Qeveria e Kosovës rrezikon që të enjten të mos i ketë numrat për të votuar në parim projektbuxhetin për vitin 2014.

AAK-ja duket se i ka shuar shpresat që Ekzekutivi ka pasur në partinë e Ramush Haradinajt. Grupi parlamentar i AAK-së ka vendosur t’i thotë jo në parim buxhetit për 2014, sikurse edhe LDK-ja dhe “Vetëvendosje”, raporton KTV-ja.

AAK-ja, që po konsiderohet si patericë e pushtetit, nuk do ta përkrahë këtë projektbuxhet pa marrë parasysh se aty i kanë projektet që i kanë kërkuar vetë. Ardian Gjini thotë se nëse buxheti nuk do të kalojë këtë të enjte, Qeveria do të jetë në krizë të madhe megjithëse, sipas tij, ka aspekte ligjore që i lejojnë Ekzekutivit të sjellë në Kuvend sërish këtë projektbuxhet.

Për analistin Avni Zogiani vetëm disa intervenime të diplomatëve të huaj në Kosovë, sikurse në shumë raste, ndoshta do të ndryshonin vendimin e grupeve parlamentare. Ai shprehet skeptik në vendimin e AAK-së, sidomos tashti kur duket më afër se kurrë me PDK-në.

Uji Dea

Edhe LDK-ja përfundimisht nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas LDK-së, buxheti i vitit 2014 siguron se Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon dhe në Evropë.

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk pritet të përmbajë të njëjtat premtime që i kanë dhënë qeveritarët. Sipas të dhënave të prezantuara në projektbuxhet, pagat nuk do të mund të rriten as për 8 për qind. Më 2013 janë harxhuar 436 milionë euro për paga dhe mëditje. Ndërsa në mot për këto kategori janë ndarë 483.4 milionë euro, apo 47.4 milionë euro më shumë. Ministri i Financave, Besim Beqaj vazhdon të mbajë të fshehur se sa do të jetë rritja e pagave për buxhetin e ardhshëm. Ibrahim Rexhepi, nga instituti “Stras”, nuk beson se pagat mund të kenë rritje për aq sa ka premtuar kryeministri. Sipas një përllogaritjeje, institucionet që do të përfitojnë më së shumti me buxhetin e vitit të ardhshëm janë: Ministria e Financave, ajo e Arsimit dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, ulje më të madhe të buxhetit për paga dhe mëditje do të kenë: Ministria e Administrimit Publik, e Punëve të Jashtme, ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Autoriteti i Aviacionit Civil.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.