Fundamenti

Qeveria monopolizon “Brezovicën”

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Kabineti “Mustafa” e ka vetëm një pengesë – Ligjin për Investime Strategjike, që duhet të miratohet nga Kuvendi. PDK-ja ka rezerva, ndërsa LDKja shpreson se me këtë ligj mund të tërheqë investitorë pa kaluar në procedura tenderimi, duke realizuar interesat e ngushta oligarkike dhe biznesore.

Me vendimin e miratuar dje nga Qeveria e Kosovës është shfuqizuar vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komitetit Ndërministror për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të “Brezovicës”, i datës 03.04.2015. Ky komitet shpërbëhet pasi Marrëveshja për Partneritet PublikPrivat për Zhvillimin e Qendrës së “Brezovicës” është shkëputur në tërësi. Kryeministri Mustafa tha se ky propozim është me vend, sepse s’mund të mbahet një komision, i cili praktikisht e ka përfunduar punën, sepse pala nuk ka arritur që të përmbushë kushtet, në mënyrë që projekti të zhvillohet dhe se për çdo projekt tjetër do të themelohet komision tjetër ndërministror. “Ajo që duhet të bëjmë krahas aprovimit të këtij vendimi, që nuk është pjesë e vendimit, por është përkushtim yni që të punojmë shumë, në mënyrë që të gjejmë alternativë tjetër ose investitor tjetër, në mënyrë që ta zhvillojmë atë pjesë dhe t’i shfrytë- zojmë të gjitha ato potenciale, të cilat janë atje, sepse i takojnë Kosovës, janë pasuri jona natyrore, janë asete të Republikës së Kosovës”, tha kreu i Qeverisë. “Por, ne vetëm duhet të punojmë në tërheqjen e investitorëve të jashtëm. Pjesë e kësaj pune është që të bashkërendisim me Kuvendin, në mënyrë që të procedohet edhe Ligji për Investime Strategjike, që na hap mundësi që ne të tërheqim investitorë të tjerë”, tha kryeministri Isa Mustafa. Me këtë ligj, Qeveria mund të zgjedhë vetë investitorin, pa tender.

Gjysmë milioni nga garancia bankare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë me dije për gazetën, “Kosova Sot” se si rezultat i mospërmbushjes së kritereve financiare të parapara në marrëveshjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Partnerin Privat, kjo e fundit ka bërë ekzekutimin e garancisë bankare prej 500, 000 eurosh në dobi të Qeverisë së Kosovës. “Bazuar në marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me investitorin privat, dëmshpërblimi për mospërmbushjen e kushteve të parapara me marrëveshje veçse është realizuar përmes ekzekutimit të garancisë bankare prej 500, 000 eurosh”, ka vijuar më tej MTIja, derisa ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin. ” Ajo çka është e rëndë- sishme është se projekti i ‘Brezovicës’ mbetet aktual dhe shihet me mjaft interes nga kompani të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë MTI-ja. Ndërsa, Besnik Kada, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në BQK, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, se pagesa e garancisë për rastin e privatizimit të “Brezovicës” është ekzekutuar më datën 23 qershor 20

Mobi Casa

Rënia e vlerës Njohësit dhe specialistët e fushës së ekonomisë thonë se ekzekutimi i garancisë nuk mjafton, ngase, sipas tyre, të gjitha projektet e tilla kanë dështuar në vazhdimësi, duke humbur kësisoj edhe kredibilitetin i Kosovës. Ata kanë ngritur shqetësimin e tyre se Qeveria në këtë drejtim po tregohet joefikase.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini thotë se shumë projekte madhore në Kosovë po dështojnë për shkak të politikave të kalimit të pronës nga ajo publike apo shtetërore në privat, ku, sipas tij, është një politikë eksperimentale.”Këtu e kam fjalën edhe për procesin e privatizimit, i cili proces eksperimentalisht ka dëmtuar rëndë.

ekonominë e vendit dhe shumicën e rasteve, pasi asetet nuk kanë shkuar në duart e investitorëve që ato i zhvillojnë, krijojnë punësim dhe zhvillim ekonomik të vendit”, tha ai. Më tej, Shahini ka përmendur edhe rastin tjetër, të Telekomit, që pas dështimit mund t’i kushtojë Kosovës. “Arbitrazhi është duke punuar dhe Kosova rrezikon të humbë shumë miliona euro dhe kjo duhet të hetohet, se a vërtet është bërë kjo tërheqje për shkak të dyshimit të investitorit apo është bërë tërheqje me pajtueshmëri të investitorit e më në fund për t’u paguar një gjobë e madhe dhe kjo gjobë do të dëmtojë edhe Kosovën, por njëkohësisht do të pasurojë ata të cilët e kanë krijuar këtë rrethanë për përfitime të veta”, theksoi ai. Më tej, Shahini ka nënvizuar se konsorciumi në “Brezovicë” ka qenë një konsorcium i cili më shumë ka tentuar të ketë një rol ndërmjetësues me kompanitë e tjera se sa që ka qenë vetë një konsorcium serioz për ta blerë dhe për ta zhvilluar “Brezovicën”./kosova sot/