FITORJA

Qeveria miraton ndryshimin e vendimit për 10% e Trustit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimit e vendimit të vitit 2021 që parashihte afatin për aplikim dhe fillimin e rimbursimit të mjeteve të tërhequra nga Trusti rreth dy vjet më parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati propozoi shtyrjen e afatit për aplikim të rimbursimit të mjeteve që qytetarët kanë tërhequr nga Trusti.

Sipas këtij vendimi, rimbursimi i mjeteve të Trustit do të realizohej nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondet Pensionale. Aplikimi për rimbursimin e mjeteve, sipas këtij vendimi, do të përfundojë pas tre ditësh, më 31 dhjetor, 2022.

GRANDEMALL

Ministri Murati ka propozuar që ky afat të zgjatet për gjashtë muaj.“Ka qenë e paraparë që deri në fund të këtij viti të bëhet një formë aplikimi për personat që do duhej të rimbursoheshin, na duhet një afat shtesë për rimbursim prej gjashtë muajsh”, ka thënë Murati.

Propozimi i tij është miratuar me shumicë të votave nga kabineti qeveritar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.