Qeveria me kredi të buta me norma të ulëta të interesit synon ta tejkalojë krizën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar nismat për marrëveshjet e kredive në vlerë prej 130 milionë euro për pandeminë.Këto mjete parashihen sipas Ministrisë së Financave të kthehen në afat prej tri vjetësh me normë të interesit prej 1%.Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tregoi për Ekonomia Online mënyrën se si do të kthehen këto mjete të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare për kredi.

Siç thotë ai, mjetet do të kthehen në afatin e paraparë në kontratën e marrëveshjes.Këto kredi Krasniqi i sheh si problem të vogël, pasi thotë ai se janë të nevojshme për qytetarët dhe bizneset.Por, vlerëson ai se kreditë janë të buta dhe do të planifikohen sipas procesit të ardhshëm buxhetor.“Mjetet dhe kreditë janë të buta me një afat të kthimit të gjatë këto do të planifikohen në proceset e ardhshme buxhetore”.“Varësisht kontratave dhe marrëveshjeve, koha e kthimit është e përcaktuar në marrëveshje. Por kjo nuk është problem i madh”, u shpreh ai.

Krasniqi njoftoi se këto mjete do të mbushin fondin për garantim të kredive për sektorin privat në 80% përfshirë edhe mbulimin e normës së interesit.Sipas Krasniqit, pas rishikimit të buxhetit, normat e interesit të kredive nga sektori privat bien mbi barrën e Qeverisë.E kjo sipas MF-së do të rritë likuiditetin dhe do të hapë rrugët për ekonominë e vendit, raporton EO.

“Përmes fondit të garantimit të kredive, e cila nuk do të menaxhohet direkt prej qeverisë por vetëm mjetet do të ndahen nga Qeveria në fond duke përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare janë pjesë për të mbushur fondin për garantim të kredive për të plotësuar kërkesën e sektorit privat në mënyrë që të garantojmë kredimarrjen prej 80 për qind dhe t’i mbulojmë normat e interesit”.“Sektori bankar ka kufizuar kredi dhëniet, në momentin që bëhet procesi i rishikimit, Qeveria merr garancionet dhe subvencionon normat e interesit”.“Atëherë hapet tregu financiar dhe sektori privat mundet të merr kredi me kushte të volitshme. Gjë që kishte me e rritë likuditetin dhe më i hap disa dritare si është në plan”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).