ARKATANA

Qeveria më e korruptuara, FSK më e besueshmja

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Forca e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe KFOR-i, janë institucionet më të besuara në Kosovë. Kjo u tha sot gjatë publikimit të edicionit të tretë të barometrit kosovarë të sigurisë publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Institucionet më të korruptuara sipas qytetarëve janë Qeveria, sistemi shëndetësor dhe ai gjyqësor.

Edicioni i tretë i barometrit kosovar të sigurisë ofron përmbledhje të perceptimeve publike për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

GRANDEMALL

Florjan Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime Juridike tha se për qytetarët e vendit FSK-ja, zjarrfikësit dhe KFOR-i mbeten institucionet më të besuara. Ndërkaq sa i përket Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës qytetarët nuk kanë njohuri për punën e kësaj agjencie.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë vlerëson se kërcënimi më i madh i sigurisë në vend është edhe korrupsioni. Sipas anketës, qytetarët mendojnë se qeveria është më e korruptuara, pastaj sistemi shëndetësor dhe ai gjyqësor, transmeton RK.

Sipas këtij barometri procesi i liberalizimit të vizave paraqet një ndër hapat më të rëndësishëm drejt integrimeve në BE. Derisa të anketuarit besojnë se korrupsioni paraqet sfidën kryesore për Kosovën dhe që pengon procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.