Qeveria, me detyra emergjente

Pas arritjes së marrëveshjes në parim për bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, Qeverinë e re e presin vendime të vështira, të cilat duhet të ndërmerren menjëherë pas marrjes së mandatit.
Qeveria, që do të drejtohet pas 15 vjetësh nga LDK-ja, do të sfidohet nga pesë çështjet substanciale të vendit: Buxheti për vitin 2015 me rritje pagash; Gjykata Speciale që ndjek ish-guerilit e UÇK-së; themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe; vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe fuqizimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK)./zeri/