Hidromorava

Qeveria mbush buxhetin “me duhan”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Duhanxhinjve po u ngarkohet xhepi. Përveç që është ndaluar tymosja e duhanit nëpër vende publike, edhe çmimet e cigareve pritet të ngritën sërish. Sidomos të atyre firmave që më së shumti i përdorin kosovarët.

Vendimi për shtrenjtim e këtij produkti do ta merr Qeveria e Kosovës. Kështu thuhet në një dokumenti të siguruar nga gazeta Tribuna, ku shihet se akciza e duhanit pritet të rritet nga 27 në 35 euro për kilogram.

KKVITI

E, me rritjen e akcizës do te rritet edhe çmimi i pakove të cigareve. Sipas Shoqatës së Importuesve të Duhanit, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në Kosovë më nuk do të ketë cigare më të lira se 1.50 centë.

Ndërkaq, në Doganën e Kosovës thonë se deri tani nuk ka pranuar asgjë zyrtarisht lidhur me rritjen apo jo të akcizës (Tribuna).