United Hospital

Qeveria lehtëson masat anti-COVID: Kufizimi i lëvizjes nga ora 24:00, lejohet hyrja në Kosovë me dy doza të vaksinës pa test PCR

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Lehtësimi i masave është bërë i ditur përmes një konferencë të përbashkët për medie nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas vendimit të ri, Latifi bëri të ditur se:

Hiqet obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.

FIDANISHTJA

Kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 24:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit. Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

Ndërkaq do të lejohet edhe puna e fitneseve e palestrave sportive./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.