Mobi Casa

Qeveria “Kurti” vonon programin qeverisës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Menjëherë pas formimit të qeverisë zyrtarët e dy subjekteve të koalicionit qeverisës LVV – LDK u zotuan se shumë shpejt do të dalin me programin qeverisës. Por as tash, kur kanë kaluar 25 ditë nga votimi i qeverisë, programi nuk është publikuar. Nga Qeveria i kanë thënë gazetës se ai tashmë është në finalizim e sipër dhe se shumë shpejt do të bëhet publik, shkruan sot gazeta Zëri.

Po bëhet gati një muaj prejse është formuar qeveria, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mirëpo partnerët e koalicionit ende nuk e kanë publikuar programin qeverisës. Deri më tash në publik ka dalë vetëm një dokument-marrëveshje e arritur mes LVV-së dhe LDK-së, në të cilin janë paraqitur sipërfaqësisht disa pika programore.

Fundamenti

Përpos këtij dokumenti, i cili është përmbledhur në më pak se 20 faqe, partitë qeverisëse nuk kanë shfaqur ndonjë dokument më të detajuar. Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës se programi është në finalizim, ndaj në këtë fundjavë do të ketë diskutim me të gjithë ministrat, në mënyrë që të nxirret edhe plani i fundit i Qeverisë.

Për mospublikimin e programit qeverisës deri më tash qeveria “Kurti” ka marrë kritika të ashpra nga partitë opozitare. Përfaqësues të PDK-së kanë thënë se LVV-ja e LDK-ja deri më tash kanë paraqitur vetëm disa tituj rreth çështjeve të rëndësishme, pa treguar fare se si do t’i trajtojnë dhe si do t’u qasen atyre

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.