ARKATANA

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti – qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Halil Matoshi – T’gutshëm e t’papërgjegjshëm!Na, të gjithë me huqet tona, Qytetarë e qeveritarë, jemi fajtorë – sepse u ngutëm me besu qe dolëm n’stom – porse Pandemia i ka huqet e veta!?

E këtë nuk ditën me na e thânë as profesionistët!?
1.
Qeveria Kurti âsht vonu në blemjen e vaksinave minimum dy muej dhe për këtë, nji ditë ka me u përgjegjë.
Ky âsht fakt!
2.
Qeveria Kurti âsht përgjegjëse për mungesën aktuale të vaksinave.
Edhe për këtë nji ditë duhet me u përgjegjë!? E nëse ka vaksina AstraZeneca qytetarët duhet me shku me u vaksinu, sepse po nuk i besojnë Oxfordit, kot i besojnë Zotit!?
3.
Ministri Vitia ka gabu pafalshëm që nuk ka dhânë dorëheqje për me kandidu për Prishtinë!?
Ose duhej të mos kandidonte fare!
Ai ra viktimë e ambicieve politike partiake para atyne profesionale dhe etike.
4.
Qeveria Kurti tue sha e akuzu Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të Pandemisë, po korr çka ka mjellë!
Kritika antiqeveri nuk e shpëton Kosovën dhe fundja, ky âsht model i pushtetit aktual dhe nuk ndihmon asnji njeri.
5.
Por a ka në këtë shoqni dukush, profesionistë epidemiologë e mjekë që munet me ndihmu në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe a ka dikush ndoj ide për me dalë në stom – vetëm nëse ka të tillë lë të flasin.
Të tjerët shueni, se jeni dyftyrça e hipokritë!
Sidomos ju, militantë gojëflliqtë!
6.
Nuk qëndron fakti se hapja e shtetit âsht faktori kyç në rritjën e infektimit dhe vdekjeve, për këtë faktori Shqipni âsht argument i fortë.
Vonesa në sigurimin e vajsinave dhe numri ende i vogël i të vaksinuemëve âsht kryefaktori.
7.
Ata individë konspirativë që kanë bâ thirrje se nuk ka virus, se po duen me na vu çipa, me i sterilizu rininë e budallaki tjera, duhet me i vra ndërgjegja, sepse kanë hise në vdekje. Asht mirë tash me dalë ata me lypë t’falun, sepse kryesisht popullsia rurale dhe në komunat e vogla (ndër ta mësues, mjek dhe të tjerë!?) po heziton me marrë vaksinën, tue qenë viktima të lajmeve të rrejshme (Fake News) dhe teorive komplitiste.

Uji Dea

P.S.Opozita e Shoqnia civile nëse mujnë me ndihmu me veprime e ide në zbutjën e Pandemisë lë ta thonë, nëse jo lë të heshtin!
Nuk kanë dëshmu që dijnë e mundën ma shumë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.