ARKATANA

“Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së”, Klinaku: Do të dalim në protesta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, thotë se Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së.

“Kjo Qeveri ka punuar kundër veteranëve të luftës, e dyta ju e dini se ne kemi pasur protesta sepse i kanë hequr veteranët nga paga minimale” thotë ai.Klinaku, thotë se pikërisht për atë se veteranët e UÇK-së, janë hequr nga Ligji për Pagën Minimale, kanë biseduar me disa deputetë që e kanë dërguar këtë gjë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

“Për shkak të kësaj, ne kemi biseduar me disa deputetë të Kosovës, që e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi pritë dhe po e presimin vendimin e GJK-së sepse kjo”, deklaron ai.U.D i kreut të OVL-UÇK-së, për FrontOnline, thotë se pensionet që ata i marrin nuk janë i mjaftojnë për nevojat e tyre.

FITORJA

“Qeveria i ka hequr padrejtësisht veteranët nga Ligji për pagën minimale. Ju po e shihni se çfarë inflacioni ka në Kosovë/. 170 euro që i marrin tash janë sikur 70 euro më herët me i pas marr. Këto para nuk janë të mjaftueshme’” thekson ai.

Klinaku, potencon se komunikimi i fundit që kanë pasur me Qeverinë Kurti, ka qenë para dy viteve duke paralajmëruar se nëse Gjykata Kushtetuse nuk e kthen në favor të tyre vendimin, do të ketë protesta.

“Komunikimi i fundit me këtë Qeveri ka gati dy vite që s’kemi fol. Me pas komunikimin, qysh duan ata jo, sepse i vetmi kompromis është sipas Ligjit, po Ligjin nuk guxojnë me prekë se nëse Gjykata Kushtetuese e kthen vendimin në favor të Qeverisë neve do na ketë në protesta. Kur të kthehet në favor të Qeverisë, GJK vendimin, neve na ka në rrugë Qeveria” thotë i pari i OVL-UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.