KKGJILAN

Qeveria Kurti ia ka thyer këmbët vetes, shtetndërtimi nuk ka përfunduar ende

/ 2 minuta lexim

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe në veçanti Ministrinë e Punëve të Jashtme, të drejtuar nga Donika Gërvalla.

Duke komentuar tërheqjen e njohjes nga shteti i Togos, Dreshaj u shpreh i pakënaqur me përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.Dreshaj ka thënë në Kanal 10 se Qeveria Kurti “ia ka thyer këmbët vetes”.

Uji Dea

Ai tha, se asnjë qeveri nuk ka të drejtë të luajë me fatin e Kosovës, duke theksuar se shtetndërtimi i Kosovës, ende s’ka përfunduar.“Kjo qeveri duhet të koordinohet mirë me miqtë tanë ndërkombëtarë. Shtetndërtimi i Kosovës ende nuk ka përfunduar. Nuk guxojmë ne rrugës, t’ia thejmë këmbët vetes. Unë s’jam i kënaqur me ecurinë deri më tani. Për çështjet që janë për konsum të brendshëm, i konsideroj si luftë me kundërshtarët politikë. Por, për çështjet që janë për vendin, për shtetin e Kosovës, me ato unë nuk bëj politikë”.

“Për këtë vend është derdhur shumë gjak. Është e pandershme të luhet me gjakun e të rënëve. Askush nuk e ka të drejtë me luajtë me fatin e Kosovës. Kërkush s’e ka atë mandat. Unë po frikësohem që s’jemi në rrugë të mirë”, tha më tej Dreshaj.