Mobi Casa

Qeveria kthen sytë kah Gjilani, Thaçi premton 8 milion euro investime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani dhe Anamorava për një kohë të gjatë janë anashkaluar nga Qeveria duke mos investuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore. Por Qemajl Mustafa sqaron për rajonipress se Qeveria e Thaçit ka lëvizur ditëve të fundit duke konfirmuar se do të investohen në Gjilan rreth 8 milion euro.

Qemajl Mustafa për rajonipress tha se kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar konfirmim të rreth 8 milion eurove investime në projektet që duhet të vazhdojnë dhe të përmbyllen, në projektet e reja të rrugëve nëpër lagjet e qytetit dhe fshatrat dhe në projektin e lumit “Mirusha”.

RCCOLA

Mustafa tha se më konkretisht rreth 2.4 milion eurove kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për financim dy vjeçar të rrugëve nëpër lagjet e qytetit dhe në fshatra 2.6 milion do të jepen për përfundimin e projekteve të nisura dhe rreth 3 milion euro për lumin “Mirusha” deri në fund të këtij viti.

Kreu komunal tha se është përfundimisht një kthim i Qeverisë kah Gjilani dhe shpresoj shumë që të hapim një front të madh të punës dhe të inkurajojmë qytetarët që të vazhdojmë bashkë ndërtimin e komunës tonë të bukur e të qytetëruar./rajonipress/