ARKATANA

Qeveria kroate në duart e deputetes shqiptare

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Vota e deputetes së parë shqiptare në Kuvendin kroat, Ermine Lekaj Prljaskaj, ka gjasa të vendosë se cila parti do të formojë qeverinë e re në Kroaci dhe kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i këtij vendi.

Pas konsultimeve të sotme të deputetëve të pakicave me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, Përlaskaj nuk ka dhënë deklaratë për mediumet, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas mediumeve kroate, ka gjasa që ajo të jetë deputetja e vetme, siç e kanë quajtur “pakictare”, që do të përkrahë partinë djathtiste HDZ, deri tani opozitare.

Fundamenti

“Ermine Lekaj-Përlaskaj ishte e para nga ‘pakictarët’ që ka filluar konsultime me presidenten. Para arritjes së saj flitej se është e vetmja që ka ‘lëshuar’ anijen e pakicave, duke pasur parasysh se pakictarët kanë vendosur të mbështesin koalicionit e majtë “Kroacia Rritet’. Ajo ka mbetur misterioze edhe pas konsultimeve, sepse shpejtë është larguar nga gazetarët dhe nuk ka dashur të japë deklaratë”, shkruan gazeta kroate “Veçernji List”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.