Qeveria “kontrabandon” shitjen e PTK-së

Qeveria e Kosovës synon që qysh javën e ardhshme t’i japë fund telenovelës së quajtur “PTK”. Këtë e ka në planë ta bëjë pasi në leximin e dytë të projektbuxhetit për vitin 2014, ka futur një amendament të veçantë për shitjen e 75% të aksioneve në PTK. Kjo çështje kishte bllokuar në tërësi punën e Kuvendit për më shumë se dy muaj, ndërsa për pak sa edhe vendi nuk shkoi në zgjedhjeve të parakohshme.
Të vetëdijshëm se votimi i raportit të komisionit ndërqeveritar po del të ketë telashe, atëherë koalicioni qeverisës i është kthyer variantit të vjetër që daton nga viti 2011 dhe shitjen e PTK-së synon ta realizojë përmes votimit të buxhetit.
Në një takim të Komisionit për Buxhet dhe Financa të mbajtur të premten pa praninë e mediave, me shumicë votash është aprovuar kërkesa e qeverisë për shtimin e këtij amendamenti në projektbuxhet…(Tribuna).