Fundamenti

Qeveria Komunale e Vitisë e interesuar t’i ndihmoj fermerët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vazhduar edhe sot me vizitat e fermave blegtorale në fshatrat e kësaj komune. Me këtë rast ata u njohën për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat përballën fermerët vitias si dhe bashkëbiseduan lidhur me mbështetjen e Institucioneve Komunale dhe atyre qendrore në fushën e Bujqësisë.

Haliti duke folur me fermerët e kësaj komune tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë duke i shikuar të gjitha mundësitë që të përkrahet sektori i bujqësisë sepse Vitia ka potenciale të mira për zhvillimin e këtij sektori.

ARKATANA

Ndërkaq Drejtori Ademi i njoftoj ata se së shpejti do të dal thirrja për aplikim për subvencione të cilat ndahen nga Ministria e Bujqësisë ku aplikimi bëhet në Zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë.

“Ju njoftoj se thirrja për aplikim për subvencione për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore për kulturat perimore dhe pemëtari do të bëhet së shpejti ndërsa ju si fermer këto aplikacione mund t’i dorëzoni në Zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë në Viti” u shpreh Ademi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.