Fundamenti

Qeveria kishte nderuar me mirënjohje kirurgun e akuzuar për rastin “Medicus”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njëri prej mjekëve turq të akuzuar për transplantime ilegale veshkash në “Medicus” është nderuar nga Qeveria e Kosovës me mirënjohje.

Kenan Demirkol (1956) i lindur në Prishtinë ka treguar se ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë pa asnjë kompensim financiar.

Demirkol, i cili është i dyshuar për krim të organizuar, trafikim me qenie njerëzore dhe transplantim ilegal veshkash në Prishtinë, ka mohuar se është i përfshirë në ndonjë krim.

Dyshohet se ka marrë pjesë në transplantime më 8 mars, 19 qershor, 20 qershor, 22 korrik, 18 gusht, 19 gusht, 9 shtatorm 26 tetor 2008 dhe 31 tetor 2008. Ai ka marrë pjesë edhe në transplantimin e veshkës nga trupi Yilmaz Altun i cili ishte rrëzuar në Aeroportin e Prishtinës.

GRANDEMALL

Demirkol ka thënë se në “Medicus” ka kryer operacione të përgjithshme e jo transplantime.
“Unë jam lindur në Kosovë. Për këtë arsye, kam qenë gjithnjë në kontakt me Kosovën. Unë kam trajtuar shumë pacientë kosovarë, të cilët kishin nevojë për ndihmë për shkak të luftës në Kosovë”, ka thënë ai gjatë një interviste që u ka dhënë prokurorëve të Prokurorisë së Stambollit, shkruan Koha Ditore.

Demirkol është profesor në Universitetin e Stambollit, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i kirurgjisë së përgjithshme. Ka qenë profesor i kirurgut të kërkuar nga interpoli, Yusuf Somnez, dhe kanë punuar bashkë në Prishtinë.

Ai është duke u hetuar nga autoritetet turke në bashkëpunim me ato të EULEX-it për transplantim dhe trafikim njerëzish me qëllim të heqjes së veshkave.
Në prill të këtij viti 5 persona janë dënuar me 20 vjet burgim./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.