Mobi Casa

Qeveria kërkon anulimin e gjobës 30-milionëshe

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Arbitrazhet në rastin e PTK-së rrezikojnë ta kolapsojnë jo vetëm kompaninë publike, por edhe buxhetin e Kosovës.

Deputetët i kërkojnë llogari kryeministrit të Kosovës.

“Telekomi është në pronësi të Qeverisë së Kosovës, ne jemi aksionar i Telekomit të Kosovës, prandaj po humb prona publike për 30 milionë euro, dhe po ashtu jam informuar, që është ngritur padi për anulimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Është iniciuar propozimi për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë tek prokurori i shtetit. Kjo iniciativë në ndërkohë është mbështetur nga ana e prokurorit të shtetit dhe janë iniciuar veprimet adekuate të rastit”, tha Mustafa, raporton Gazeta Kosova Sot.

Arbitrazhet në rastin e PTK-së rrezikojnë ta kolapsojnë jo vetëm kompaninë publike, por edhe buxhetin e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si rrallëherë, dje, është përballur me pyetjet e deputetëve për këtë çështje të ndjeshme. Kreu i ekzekutivit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të ‘Vetëvendosjes’, Ismail Kurteshit, rreth vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, tha se janë marrë veprime konkrete rreth vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, ku Kosova do të detyrohet të paguajë dhjetëra miliona euro.

Deputeti Kurteshi e quajti të papërgjegjshme Qeverinë aktuale, meqë nga vendimet e papërgjegjshme dhe korruptuese, buxheti i shtetit tani do të dëmtohet nga vendimet e Tribunalit ndërkombëtar të Arbitrazhit me mbi 35 milionë euro. “Si pasojë e vendimeve të papërgjegjshme të kësaj Qeverie, buxheti i Kosovës në vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit është dëmtuar me mbi 35 milionë euro. Telekomi i Kosovës duhet t’i paguajë rreth 30 milionë euro “Devolli Group”, ndërsa kompanisë austriake në lidhje me tenderin për pasaporta të MPB-së nga buxheti i Kosovës duhet t’i paguajë 5.36 milionë euro”, tha Kurteshi.

Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se ka iniciuar procedura adekuate për rastet e përmendura në Prokurorinë e Shtetit pas vendimit të dytë nga ana e Gjykatës në Londër, me të cilin e lë në fuqi vendimin e parë të Gjykatës së Arbitrazhit, që detyron Telekomin e Kosovës t’ia paguajë ‘Devollit Group’ rreth 30 milionë euro për shkëputjen e njëanshme të kontratës me ‘Dardafon’-in. “Sipas saj, mbetet në fuqi vendimi paraprak që e ngarkon Telekomin e Kosovës që ta paguajë rreth 30 milionë euro në llogari të ‘Dardafon’-it, që edhe për mua është një vendim tepër i rëndë dhe që kërkon përgjegjësi të veçantë pa marrë parasysh se ato mjete a do të paguhen nga Telekomi i Kosovës ose nga buxheti sepse Telekomi është në pronësi të Qeverisë së Kosovës, ne jemi aksionarë i Telekomit të Kosovës, prandaj po humb prona publike për 30 milionë euro, dhe po ashtu jam informuar që është ngritur padi për anulimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Është iniciuar propozimi për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë tek Prokurori i shtetit. Kjo iniciativë në ndërkohë është mbështetur nga ana e Prokurorit të shtetit dhe janë iniciuar veprimet adekuate të rastit”, tha Mustafa.

Sindikata në alarm, kërkojnë hetime

Ndërkohë, drejtuesit më të lartë të Federatës Sindikale të Post-Telekomit të Kosovës, të martën, në selinë e tyre kanë mbajtur një takim me mediet, në të cilën kanë folur rreth situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit kundër Telekomit të Kosovës.

Uji Dea

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se janë kundër realizimit të kësaj pagese për paditësin ‘Z-Mobile’ dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të merret me hetime të mirëfillta në këtë proces. Po ashtu ai tha se pret që Qeveria të kërkojë llogari për këtë rast dhe nga bordi i PTK-së, i cili është emëruar nga Qeveria. “Kërkojmë edhe një herë, që Prokuroria e Shtetit që unë kam besim tek ata se janë institucione tona edhe duhet edhe ata me treguar veten që punojnë për këtë vend dhe nga ana e tyre kërkojmë me analizuar çdo detaj. Të merren me secilin person që i ka shkaktuar dëme me gjithë përpiluesit, nënshkruesit dhe me gjithë ata manipuluesit të kësaj kontrate”, u shpreh, ai duke potencuar se pavarësisht këtij vendimi të arbitrazhit PTK-ja nuk do të falimentojë, ngase këtë nuk do ta lejojë Qeveria e Kosovës, e cila që nga paslufta e deri më sot ka marrë 500 milionë euro dividendë nga PTK-ja. “Ne jemi para një akti të kryer sipas Gjykatës së Arbitrazhit. Por, duhet të analizohet mirë, sepse nëse ka falsifikim, atëherë Prokuroria duhet të merret seriozisht me këtë punë. Duhet Gjykata, Qeveria jonë të paktën të merret me ata njerëz, të cilët i ka pasur përgjegjës në Telekomin e Kosovës që i ka sjellë si Bord apo në interferimet që kanë ardhur edhe menaxhmentit me interferime politike në atë kohë. Duhet të hetohet edhe ARKEP-i, i cili në atë kohë ka bëre interferim në këtë kontratë pa të drejtë”, tha Balaj.

Ai dyshon se ky rast është i përgatitur me kohë. “Sa u përket emrave të bordit të drejtorëve, janë të njohur publikisht kush ka qenë në bord. Ndoshta për gjithë nuk mund të dijë për emra, por kryesues i Bordit ka qenë Rexhë Gjonbalaj. Por, ata duhet me dhënë, tjerët nuk i di, ata duhet me dhënë vetë me tregu çka ka ndodhur në atë kohë”, tha Balaj.

Përgjegjësit të ndiqen penalisht

Ekspertë të ekonomisë dhe njohës të kësaj fushe, njëzëri pajtohen dhe kërkojnë që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ish-zyrtarët dhe zyrtarët e tanishëm të Telekomit, të Bordit të drejtorëve, të ART-së dhe të resoreve ministrore në Qeveri dhe që i kanë planifikuar e shkaktuar dërgimin e PTK-së për zhvatje në arbitrazhet ndërkombëtare.

Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, tha se që të gjithë ministrat, zyrtarët dhe ish-zyrtarët të cilët e kanë sjellë deri në këtë gjendje PTKnë, duhet që të ndiqen penalisht, për shkak se janë përzier në proceset korruptive dhe që e kanë dërguar PTK-në në arbitrazhet ndërkombëtare. “PTKja, në fakt, ka humbur shumë nga këto zhvatje që i kanë bërë politikanët, duke bëre manovra fatale, saqë ka ndikuar negativisht tek drejtorët, të cilët nuk kanë qenë të inkriminuar në këto manovra ilegale”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti Bali Muharremaj (AAK) tha se këtu bëhet fjalë për një krim të organizuar të menaxhmentit të ministrave dhe pushtetarëve të atëhershëm e të tashëm. Opozitari Muharremaj pyet se a ka pasur nevojë që PTK-ja t’ia japë dikujt tjetër 200,000 numra telefoni? “A ka pasur nevojë që vetvetes PTK-ja t’i bëjë konkurrencë? A ka pasur nevojë që tërë infrastrukturën e vet t’ia japë dikujt në shfrytëzim? A nuk ka pasur mundësi PTK-ja vetë t’i menaxhojë edhe këta numra, kur dihet se kërkesat për numra kanë qenë të mëdha dhe gjendja financiare e PTKsë ka qenë shumë e mirë”, u shpreh ai. Sipas tij, për këtë veprim përgjegjës janë ish- ministri i Telekomunikacionit dhe ish-drejtori i PTK-së i asaj kohe.

Muharremaj thekson se tash ka punë për Prokurorinë e Shtetit, e cila si duket nga klani “Pronto” është e kapur komplet dhe as që e ka ndërmend të merret me këtë çështje./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.