Qeveria: Kërcënimet e Haradinajt nuk janë argumente

/ 2 minuta lexim

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinaj, lidhur me Marrëveshjen për vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Sipas reagimit, kufiri me Malin e Zi, si edhe me vendet tjera fqinje, nuk caktohet sipas vullnetit të individëve apo partive politike, por mbi bazë të dokumenteve të cilat i vërtetojnë komisionet profesionale dhe i propozojnë Qeverisë dëshmimin e vijave kufitare.

RCCOLA

“Vija kufitare me Malin e Zi është ajo mbi të cilën është shpallur pavarësia e Republikës së Kosovës dhe në të cilën është njohur Kosova si shtet sovran dhe i pavarur. Z. Haradinaj, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si edhe çdo qytetar, ka të drejtë të argumentoj me dokumentacion konkret nëse ndonjë pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, qoftë pronë e tij apo pronë publike, ka kaluar në Malin e Zi. Asnjë argument të tillë me shkrim, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka marrë deri më sot. Andaj, kërcënimet e z. Haradinaj, nuk janë argumente, por flasin për mungesën e argumenteve”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/