Eko Higjiena

Qeveria ka vetëm 59 deputetë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas largimit të Nijazi Idrizit nga PDK’ja, koalicioni qeveritar edhe zyrtarisht nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Nga 120, vetëm 59 deputetë të partive që janë në pushtet e mbështesin Qeverinë Thaçi II.

Kështu të PDK’së janë 30 deputetë, 8 të Nenad Rashicit me Ardhmërinë e Përbashkët, 8 të Pacollit, shtatë të SLS’së dhe 6 të Grupit Parlamentar Gjashtë Plus.

Së paku katër nga 34 deputetët e PDK’së, përfshirë Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Hydajet Hysenin e së fundmi edhe Nijazi Idrizi, nuk i mbështesin nismat qeveritare.

Por, në situatë të njëjtë sa i përket numrave në Kuvend është edhe opozita.

Partia më e madhe opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe AAK së bashku kanë vetëm 50 deputetë.

Shtatë deputetët e pavarur (Muhamet Mustafa, Agim Kuleta, Alma Lama, Amir Ahmeti, Aurora Bakalli, Emin Gërbeshi e Rada Trajkovic) në shumicën e rasteve nuk mbështesin as pozitën dhe as opozitën.

Pavarësisht këtyre numrave, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashic thotë se i kanë diku 63 ose 64 deputetë që përkrahin Qeverinë.

“I kemi numrat. Sa më kujtohet jemi diku 64 ose 65 deputetë përfshirë të PDK’së, AKR’së, Ardhmërisë së Përbashkët, SLS’së dhe Gjashtë Plusit”, ka thënë Rashic, në një bisedë për Gazetën Express.

Fundamenti

“E kemi shumicën në Parlament. Deri në këtë moment kemi shumicën dhe mund të vazhdojmë më tutje”, ka deklaruar ai të dielën.

Zyrtarët e PDK’së vazhdimisht kanë deklaruar se i kanë numrat në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci ka deklaruar një ditë më parë se ekziston stabiliteti i Qeverisë dhe se i kanë edhe shumicën në Kuvend.

Para dy javës dështoi tri herë tentimi i Qeverisë për të marrë vendim në Kuvend për privatizimin e PTK’së.

Pas kësaj, udhëheqësit e PDK’së paralajmëruan mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse shumica nuk arrin të merr vendime në Kuvend.

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami pati thënë për Express më 19 shtator se opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme është në tavolinë nëse në Kuvend ka bllokadë nga partitë opozitare.

“Në dhjetë vjetët e përvojës parlamentare, asnjë Kuvend i Kosovës nuk ka vazhduar mandatin më tepër se tre vjet. E shoh krejt normale nëse një situatë e tillë zgjatë dhe kemi ngërçe atëherë situata më e mirë është të mendohet edhe për zgjedhje të parakohshme”,pati thënë Bajrami.

I kemi numrat. Sa më kujtohet jemi diku 64 ose 65 deputetë”. Nenad Rasic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.