Qeveria ka “Plan B” për Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa e ka ditur çfarë ka folur, kur një ditë më parë i ka dhënë garanci ndihmëssekretares së Shteteve të Bashkuara për çështje të Evropës dhe Azisë, Victoria Nuland, se Kosova do ta themelojë Gjykatën Speciale.

Në kabinetin e tij kanë thënë se Qeveria ka edhe “planin B’, në rast se dështon të kalojë në Kuvend amendamenti kushtetues.

Besnik Berisha, këshilltar ligjor i kryeministrit Mustafa, i ka thënë gazetës të hënën se tashmë janë dhënë garanci për përkushtimin e Qeverisë për ta përmbushur detyrimin ndërkombëtar që e ka në raport me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, term ky zyrtar për Gjykatën Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Uji Dea

“Kjo është garanci që është manifestuar nga kryeministri prej fillimit dhe vazhdon të manifestohet, sepse e konsideron si diçka që duhet të realizohet dhe mbetet në vullnetin politik për t’u plotësuar pastaj.”, ka thënë Berisha. “Sigurisht që ka më shumë se një alternativë (se si të themelohet Specialja v.j.), por tash për tash vazhdon të dominojë besimi që kjo çështje mund të kalohet edhe me mënyrën se si është nis më herët, natyrisht me një përkushtim më të madh prej secilit akter veç e veç” .

http://koha.net/?id=27&l=66292