FIDANISHTJA

Qeveria ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit prej 15 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të enjten Ankandin e Bonove të Thesarit KV004-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 5-vjeçare në vlerë nominale prej 15 milionë euro. E tërë shuma do të shërbejë si e hyrë buxhetore.

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 34.28 milionë euro kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 15 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 3.51% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -143 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të Obligacioneve 5-vjeçare, e cila ishte 4.94%.

Mobi Casa

Të hyrat nga ky ankand janë 14,998,196.15 euro. Sipas rregullores, kuponi caktohet në 3.5%, që i bie se do të kemi dhjetë pagesa semestrale me nga 262,500 euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.