UBT

Qeveria integron ujësjellësit e komunave serbe në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në Lokalet e Komunës së Ranillugut në Domorovc, udhëheqësit e Komunës së Ranillugut, të prirë nga Gradimir Mikic, janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeverisë Zvicerane, CDI dhe kompanisë rajonale “Hidromorava”.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e komunës së Parteshit. Qëllimi i takimit ishte fillimi i integrimi i sistemeve të furnizimit me ujë, vendosja e sistemeve lokale të furnizimit me ujë në sistemin qendror, raporton rajonipress.

Në fakt, ai është një projekt i përbashkët i komunës së Ranillugut, Parteshit dhe Kllokotit, e cila do të financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe CDI dhe do të zbatohet në bashkëpunim me komunat dhe kompanitë rajonale. Projekti gjithashtu do të mbështetet nga Qeveria e Kosovës.

FIDANISHTJA

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Mikic tha se ai është i kënaqur që janë takuar dhe në të ardhmen do të punohet në këtë program dhe projekte tjera dhe është shumë e rëndësishme për banorët Ranillugut. “Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të u realizuar e gjithë kjo, e gjitha për atë në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime cilësore,” shtoi Mikic.

Përfaqësuesit e Ministrisë kanë theksuar se Qeveria e Kosovës mbështet integrimin e ujësjellësve dhe ajo është e gatshme për të subvencionuar projektet, me shpresë se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.