Eko Higjiena

Qeveria injoron rezolutën e Kuvendit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Mosrespektimi i afatit të muajit janar, të përcaktuar me rezolutën e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit ilegal serb në veri të Mitrovicës, sipas analistëve politikë, është një skandal i radhës i kësaj Qeverie. Ata nuk presin që institucionet e këtij vendi ta mbajnë fjalën për largimin e murit as gjatë muajit shkurt, por do të vazhdohet me premtime të tilla, derisa të bëhen ato krejtë- sisht monotone dhe të pakuptimta për interesin qytetar.

PAFUQIA PËR TË VEPRUAR NË VERIUN E KOSOVËS

Skadon afati, muri nuk rrënohet

Mosrespektimi i afatit të muajit janar, të përcaktuar me rezolutën e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit ilegal serb në veri të Mitrovicës, sipas analistëve politikë, është një skandal i radhës i kësaj Qeverie. Ata nuk presin që institucionet e këtij vendi ta mbajnë fjalën për largimin e murit as gjatë muajit shkurt, por do të vazhdohet me premtime të tilla, derisa të bëhen ato krejtë- sisht monotone dhe të pakuptimta për interesin qytetar.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha për “Kosova Sot” se derisa është shkelur rezoluta me afatin e janarit, shkelja do të vazhdojë edhe me afatet e tjera që po përmendet, duke filluar nga shkurti e tutje, sepse pothuaj asnjë rezolutë e deritanishme e Kuvendit të Kosovës, që ka obliguar ekzekutivin, nuk është respektuar, por është bërë kot së koti. “Unë pres që tani e tutje të shkelet edhe premtimi për muajin shkurt, sepse mjafton njëherë që të shkelet rezoluta e miratuar nga Kuvendi se tani më pastaj do të shkelet sa herë që të duan”, theksoi Spahiu

ARKATANA

Çështje e mbyllur

Sipas Spahiut, kjo çështje tani nuk ka aspak lidhje me pushtetin e komunës jugore të Mitrovicës, por lidhet me kompetencat e pushtetit qendror. “Pushteti qendror ka premtuar që do të ndërmarrë veprime për ta hequr atë dhe nuk ka vepruar dhe tani kjo nuk është asgjë e re, sepse nuk është hera e parë që Qeveria gënjen”, tha Spahiu për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se do të ishte akoma veprim më joserioz i krerëve të shtetit, nëse pranojnë që kjo çështje të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel , derisa ata janë marrë vesh njëherë që të bëhet revitalizimi i urës dhe aty del muri. “Atëherë kjo nxjerr në sipërfaqe paditurinë e madhe, më të cilën është sjellë delegacioni kosovar në bisedime, për t’u bërë gazi i botës edhe para BE-së dhe miqve ndërkombëtarë. Mendoj që tani kjo çështja e murit është një kapitull i mbyllur dhe vetëm krejt çfarë po bëhet ka për qëllim që të nxirret në harresë kjo puna e murit dhe nuk do të ketë veprim tjetër, nuk është diçka me të cilën do të merret Qeveria, por thjesht do të vazhdojë të harrohet”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Mashtrimi i Thaçit

Të dorëzuar e sheh Qeverinë e vendit para kësaj situate edhe analisti Jeton Kelmendi. “Muri është një nga lojërat që bën Serbia në veri të Kosovës. Këtu dalin shumë gjëra të paqarta, sepse nuk i besohet Edita Tahirit akoma se çfarë ka biseduar me palën serbe. Nga njëra anë duhet parë murin jo shumë të rëndësishëm, sepse nuk është vështirë të rrëzohet, por rreziku është se mund të jetë pjesë e bisedimeve. Kjo është ajo që të bën të frikësohesh, sepse Hashim Thaçi sa herë thotë për punë të caktuara, se nuk do të bisedohet me Serbinë, pikërisht atëherë ndodhin bisedimet për atë çështje, prandaj këtu unë e kam shqetësimin”, ka thënë ai. “Nga ana tjetër asnjëherë nuk u besohet premtimeve të kësaj Qeverie të Kosovës, ndërsa edhe më pak guxojmë t’i besojmë Thaçit si njeri që zakonisht e ka mashtruar qytetarin e vendit. Sa i përket çështjes së murit, nuk ka asnjë faj as Agim Bahtiri, as qeveria lokale e Mitrovicës së jugut, sepse falë Thaçit ata janë defaktorizuar për çdo gjë lidhur me veriun. Ato premtimet e kryetarit Bahtiri kanë qenë vetëm kopalla të tij, duke dashur ta merrte ndonjë poen politik, sepse ai nuk pyetet fare për asgjë. Fundja nuk është serioz as Bahtiri as ‘VETËVENDOSJE’ në Mitrovicë. Këtu është duke u luajtur me gjëra të mëdha dhe rreziku bëhet më ë madh, kur dihet se Thaçi dhe Mustafa janë persona me hipoteka, të cilët për ta shpë- tuar lëkurën e vet edhe mund ta dëmtojnë çështjen kombëtare, prandaj duhet një reagim i intelektualeve lidhur me këto çështje”, tha Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.