Fundamenti

Qeveria injoron rezolutat e Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vendimet e Kuvendit janë obligative për Qeverinë, megjithatë ekzekutivi i vendit nuk po i respekton disa rezoluta të miratuara nga legjislativi. Vlerësohet se deputetët e koalicionit qeverisës për shkak të “nënshtrimit” ndaj shefave të tyre po pamundësojnë kontrollin e Kuvendit ndaj punës së Qeverisë.

Në këtë legjislaturë janë miratuar 7 rezoluta, ndërsa dy projektrezoluta të tjera kanë mbetur për votim nga seanca plenare e 19 janarit 2017, por pjesa më e madhe e këtyre nuk janë zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

FIDANISHTJA

Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.

Subjektet opozitare thonë se tashmë është bërë praktikë që këto rezoluta të mos respektohen nga ekzekutivi. Kurse, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kuvendi nuk po arrin ta luajë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Ndërsa, përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë folur për këtë çështje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.