Eko Higjiena

Qeveria injoron BE-në për depolitizimin e bordeve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Qeveria “Mustafa-Thaçi” nuk ka vesh të dëgjojë kërkesat e ndërkombëtarëve.

Hoti: Ndërmarrjet Publike, “strehë” për njerëzit partiakë

“Fatkeqësisht, interesat e partive të ndryshme politike në Kuvendin e Kosovës dhe preferencat e tyre partiake kanë ndikuar që në shumë raste, njerëz joprofesionistë të emërohen nëpër borde të institucioneve publike dhe ato kanë ndikuar në performimin joadekuat të ndërmarrjeve të caktuara publike”, shprehet analisti Gashi

Mobi Casa

Ekzekutivi kosovar po vazhdon të injorojë kërkesat e Bashkimit Evropian, të Bankës Botërore e të FMN-së për depolitizimin e bordeve të Ndërmarrjeve Publike. Kërkesat e tyre hasin në veshin e shurdhët të Qeverisë “Mustafa-Thaçi”.

Përfaqësues të shoqërisë civile, analistë të ekonomisë dhe deputetët opozitarë thonë se politizimi i bordeve nëpër Ndërmarrjet Publike, i cili po vazhdon edhe tutje, vërtet ishte shkatërrues për ekonominë e Kosovës. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë dhe zëdhënësit Arban Abrashi, pse politizohen bordet, gazeta nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa në Raportin e Progresit për vitin 2015, të publikuar në nëntorin e kaluar, thuhet se emërimet në bordet e entiteteve publike, influenca politike gjatë emërimeve është shqetësuese./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.