KKVITI

Qeveria “ilegale”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ndonëse është një pako e plotë ligjesh bazike nga mandati i kaluar i Qeverisë së Kosovës, të cilat për shkak të zgjedhjeve të parakohshme i janë kthyer sponsorizuesit, Qeverisë së re që do të duhej të dalë nga zgjedhjet e reja, koalicioni i ri qeverisës PDK-LDK po dështon në tremujorin e parë sa i takon procedimit të shpejtë të këtyre ligjeve për shqyrtim dhe miratim nga ana e Kuvendit të Kosovës.

UBT

Madje, për shkak të neglizhencës së ekzekutivit, aktualisht në planin legjislativ nuk janë futur fare edhe disa ligje bazike që i nevojiten vendit, si Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pashpjegueshme, që akoma figuron si notë e dobët në Raportin e Progresit, sikur që nuk është paraparë në plan legjislativ as Ligji për regjistrimin e pronave dhe ligjet e tjera të fushës së sundimit të ligjit, që do të ndihmonin fillimin e procesit për ta dekriminalizuar shoqërinë e re kosovare./Kosova sot/