RCCOLA

Qeveria i krijon vetes luks, pensionistëve mjerim

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Prishtinë – Deputeti i Lidhjes Demokratike, Haki Demolli nuk e ka kursyer sot Qeverinë e vendit nga kritikat për sjelljen e saj ndaj pensionistëve, të cilët me politikat e saj janë shndërruar në kategori varfanjakësh. Derisa ka kujtuar se me gjithë premtimet parazgjedhore kryeministri kishte premtuar rritje pensionesh që do t’ua kthente atyre dinjitetin, në fakt pensionet e tyre i ka rritur për vetëm 37 euro.

“Me pensionet që marrin, ata s’mund t’i plotësojnë as minimumin e kërkesave që kanë”, ka thënë ai . Demolli me këtë rast ka kërkuar nga Qeveria që fillimisht me një urgjencë të jashtëzakonshme t’i rrisë pensionet për të paktën 50 euro

Uji Dea

“Qeveria Thaçi është treguar koprrace ndaj pensionistëve në kohën kur konsumi i gjërave të përgjithshme si ato ushqimore, pijeve, barërave janë duke u rritur, madje duke u dyfishuar dhe në këtë mënyrë fuqia blerëse e pensionistëve është zvogëluar tej mase, saqë me këtë pension kaq të ulët nuk mund të përballohet një javë e plotë e lerë më tërë muaji.

Por derisa qeveria po tregohet dorështrënguar dhe e painteresuar për zgjidhjen e problemit të pensionistëve, në të njëjtën kohë ajo po gjen mjete dhe po themelon komuna si kërpudha pas shiut, pastaj për të financuar universitete me shumë të karakterit politik se sa atij arsimor dhe gjithsesi ka të holla me bollëk për luksin e qeveritarëve, që po shprehen në formë të veturave të shtrenjta dhe luksoze, mëditjeve shumë të larta që jepen vend e pa vend dhe forma të tjera të reprezentacionit”, është shprehur deputeti Demolli./koha/