ARKATANA

Qeveria i kërkon Kushtetueses pezullimin e likuidimit të Trepçës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë nesër në Gjykatën kushtetuese, kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP-së.

Kjo pasi Ligji për Trepçën i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës nuk mund të hyjë në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, bazuar në ligj, vetëm deri me 2 nëntor ka afat që Ligji për Trepçën të hyjë në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet të shkojë në likuidim.

Por nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është aktivizuar dhe nesër do t’i dorëzojë Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht deri në marrjen e një vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

Mobi Casa

Avokati Besnik Berisha, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK-në se puna në hartimin e ankesës ka filluar dhe beson se nesër do të dorëzohet në Kushtetuese.

Sipas tij, janë të gjitha kushtet që Gjykata të pezullojë likuidimin e Trepçës deri në marrjen e një vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, vetë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se vendimi do të merret sipas ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.