FITORJA

Qeveria hesht për pagën minimale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

U nis me hallakamë, por po vazhdon në heshtje. Projektligji për Pagën Minimale nuk po përmendet fare, as pas afër katër muajve prej kur u miratua në parim. Për nismën që e bën rrogën më të vogël në Kosovë 250 euro, nuk është gjetur ende zgjidhje, që të sillet në Kuvend për miratim, me apo pa kërkesat që kaq të bëhet edhe pensioni i veteranëve të luftës.

Organizatat e kësaj kategorie dhe qeveria s’janë pajtuar për këtë temë, as pas disa tentimeve. Të parat duan rritje të pensionit, teksa kanë kundërshtuar ofertat e qeverisë për hartimin e ligjit që nis verifikimin e listave të veteranëve dhe mundësimin e punësimit të tyre.Nëse draftligji i njëjtë shkon sërish për votim, OVL thotë se skenari i qershorit mund të përsëritet.

Emin Lati nga OVL-UÇK në Skënderaj tha për Klan Kosova se në lexim të dytë, sërish do të protestojnë para Kuvendit, nëse nuk përfshihen në projektligj.

Nëse do të veprojë njëjtë, opozita s’ka vendosur ende.

ARKATANA

Por Ferat Shala i Partisë Demokratike thotë se s’ka ndryshuar qëndrimi që paga minimale të jetë më e lartë. Sipas tij, ky draft nuk i përgjigjet situatës aktuale me inflacionin.

Kjo nismë do të duhej të vihej në rend para Projektligjit për Paga, vlerëson ekonomisti Mustafë Kadriaj, pasi koeficientet bazohen në pagën minimale.Projektligji që rrit pagën minimale në 264 euro bruto për punëtorë, kaloi në parim më 14 qershor, nën pengesa të shumta brenda e jashtë kuvendit.

Paga aktuale më e vogël është 170 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.